Top Channel/ Shahu bashkon liqenin! Pogradeci organizon kampionatin e parë
21/07/2026 20:06

Pogradeci mirëpriti edicionin e parë të Kampionatit Ndërliqenor të Shahut, një aktivitet që mblodhi në të njëjtën tryezë sportistë nga Pogradeci, Ohri dhe Struga. I organizuar në kuadër të 20 Korrikut, Ditës Ndërkombëtare të Shahut, turneu solli së bashku garues të moshave të ndryshme, duke hedhur themelet e një bashkëpunimi të ri sportiv mes tre qyteteve të Liqenit të Ohrit. Ky aktivitet synon të kthehet në një traditë të përvitshme, me organizim të alternuar mes Pogradecit, Ohrit dhe Strugës. Organizatorët e shohin kampionatin si një mënyrë për të forcuar lidhjet mes komuniteteve, për të promovuar sportin e shahut dhe për të krijuar më shumë mundësi bashkëpunimi ndërkufitar. Pjesëmarrësit e vlerësuan turneun si një eksperiencë të rëndësishme sportive, ku patën mundësinë të përballen me kundërshtarë nga qytete të ndryshme dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre. Në përfundim të garës, skuadra e Strugës u shpall fituese e edicionit të parë të Kampionatit Ndërliqenor. Flamuri i organizimit do t’i kalojë vitin e ardhshëm Ohrit, ndërsa më pas Strugës, me synimin që kjo nismë të konsolidohet si një aktivitet i përvitshëm që bashkon sportistët e rajonit përmes shahut.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06