Për të marrë informacione të sakta dhe të thelluara për pronësinë apo të dhëna personale për veten dhe familjarët, shumë qytetarë i drejtohen Arkivave. “Kërkesat zakonisht janë me karakter pronësor dhe të dhëna personale, dokumente që kanë të bëjnë me formimin arsimor, gjendjen civile, emërimet në punë”, tha drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj.