Qyteti bregdetar i Shëngjinit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri turistik. Pushuesit kanë nisur t’i rezervojnë pushimet e tyre që herët dhe për operatorët, ky është një ogur i mirë, se ky do të jetë një sezon i mbarë. Operatori Ermando Gjetja thotë se as këtë vit nuk do të mungojnë pushuesit besnikë, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi.