Durrësi pret një tjetër sezon të suksesshëm turistik këtë vit, ndaj përgatitjet, të cilat për shkak të paqëndrueshmërisë së motit dhe zgjedhjeve vendore u shtynë në kohë, po vijojnë me ritme të larta. Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ndoqi nga afër procesin e pastrim-plugimit të rërës duke premtuar një sezon të suksesshëm dhe shërbime më të mira për pushuesit.