Vijon procesi i dezinfektimit në të gjithë vendin, sipas hartës së zonave turistike dhe urbane të përcaktuara nga ekipi epidemiologjik, duke garantuar më shumë siguri shëndetësore dhe qetësi për pushuesit vendas e të huaj gjatë sezonit veror. Një ndërhyrje e koordinuar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe për një verë më të sigurt për të gjithë.