Top Channel/ Sezoni i ri politik! Opozita riorganizohet para zgjedhjeve. Socialistët vijojnë të vetëm
31/08/2024 19:42

E hëna e 2 shtatorit shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar me hapjen e dyerve te Kuvendit pas pushimeve verore. Fusha e “shahut” politik në sallën e seancave plenare pritet të ketë një konfigurim të ri, pasi deputetë të cilët identifikohen si “anti-Berishistë” do tentojnë të krijojnë një grup të ri parlamentar të djathtë. “Ideja fillestare të krijojmë një grup parlamentar. Nëse deklarohemi politikisht një grup deputetësh nga 7 deri 10 ka filluar të gjenerohet një qendër e re politike rreth se cilës do agregohen dhe parti të tjera që janë jashtë Parlamentit që unë i ftoj”, është shprehur Dashamir Shehi, kreu i LZHK. I shkëputur nga grupi më i madh kuvendor demokrat që kontrollohet nga Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj ka vendosur të krijojë një parti të re “anti-Berishiste”, të cilën pritet ta shpallë në shtator. Për krijimin e një partie te re, po mendon edhe Lulzim Basha megjithëse në Kuvend figuron si anëtar i grupit me kryetar Berishën. Trokitja e vjeshtës do ta gjejë Presidentin Bajram Begaj me një dilemë, se kur zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kodi Zgjedhor parashikon se gara elektorale e pranverës mund zhvillohet në një ndër datat mes 15 prillit dhe 15 majit ku në këtë rast kreu i shtetit ka vetëm 4 opsione. Datat kur mund te mbahen zgjedhjet parlamentare: E diela e 20 Prillit E diela e 27 Prillit E diela e 4 Majit E diela e 11 Majit Por, nëse për Bajram Begaj dilema është caktimi i një date për partitë politike, është si do garojnë. Socialistët duket se do vijojnë me formulën; të vetëm pa koalicion në garë, ndërsa opozita është e destinuar të shkojë e përçarë mes Berishës dhe Bashës, por edhe një poli të tretë që po nxiton të krijohet brenda se djathtës para zgjedhjeve te pranverës. Dilema me e fundit është ajo e Ilir Metës , në listën e Berishës apo me siglën e tij në zgjedhje, pasi bashkëpunimi në zgjedhje i dy aleatëve të betejave te vjetra duket se kushtëzohet nga Kodi Zgjedhor qe imponon koalicion me listë të përbashkët. Por, për zgjidhjen e dilemave elektorale politika ka dhe pak dite te mendohet para se të nisë sezoni i ri politik.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45