Sezoni turistik ka startuar zyrtarisht në bregdetin e Shëngjinit dhe atë të Tales. Në të dyja këto zona edhe pse jemi ne mesin e muajt qershor dezinsektimi ende nuk është kryer. Pushues të shumtë të cilët vizitojnë bregdetin e Shëngjinit dhe të Talës shprehen se situata është tejet alarmante sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, e ndërkaq në Shëngjin zona më problematike mbetet ajo e Kune Vainit për shkak të afërsisë me lagunën dhe bimësisë së shumtë në zonë.