Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa ka nisur fjalën e tij me tone të larta ditën e sotme seancën parlamentare, ka akuzuar qeverinë për vjedhje parash dhe bashkëpunim me Rozeta Dobin. Ai tha se anëtarët e qeverisë kanë kudo nëpër shtëpitë e tyre shuma parash të fshehura në dyshek, frigorifer e lavatriçe ndërsa ngriti dhe pyetjen se kujt i përkasin 400 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj.