Top Channel/ Sërish tym mbi qiellin e Gazës. Izraeli vijon luftën, fajëson Hamasin
02/12/2023 19:23

Izraeli dhe Hamasi kundërshtuan thirrjet ndërkombëtare për të rinovuar armëpushimin, afati i së cilës përfundoi të shtunën, ndërsa sulmet ajrore goditën objektivat e militantëve në Gaza dhe grupet palestineze lëshuan breshëri raketash. Tymi mbuloi përsëri qiellin mbi veriun e territorit palestinez, qeveria e Hamasit tha se 240 njerëz ishin vrarë që nga rifillimi i luftimeve. Në Izrael, Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë raportoi 40 alarme raketash në jug dhe në qendër të vendit, dhe grupet palestineze Hamasi dhe Xhihadi Islamik njoftuan "breshëri raketash" kundër tre komunave izraelite pranë Gazës. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.7 milionë njerëz në Gaza, rreth 80 për qind e popullsisë, janë zhvendosur nga tetë javët e luftës. Popullsisë i mungon ushqimi, uji dhe gjërat e tjera të domosdoshme dhe shumë shtëpi janë shkatërruar. Agjencitë e OKB-së kanë shpallur një katastrofë humanitare, megjithëse disa kamionë ndihma arritën të shtunën. Sot kamionët me ndihma janë lejuar të hyjnë sërish në Gaza nga Egjipti, pas një dite në të cilën nuk u dërguan furnizime në territor. Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për prishjen e armëpushimit, e cila kishte mundësuar lirimin e 80 pengjeve izraelitë në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16