Në Tiranë u zhvillua në ditën e tretë protesta për Zvërnecin. Rituali i marshimit nga sheshi skenderbej drejt sheshit para kryeministrisë vijoi duke mbushur bulevardin deshmoret e kombit. Protestuesit kryesuar nga të rinj nuk pranuan dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe kërkuan anulimin e projektit për resortin në Pishë Poro të Nartës. Me flamuj kuq e zi dhe thirrje patriotike, protestuesit u bashkuan në mbrojtje të natyrës dhe kërkimin e transparencës mbi projektin. Përreth tre orë qëndrese njoftuan vazhdimin e protestës ditën e mërkurë.