Top Channel/ Sërish bomba në kampin e refugjatëve në Gaza. Hamas kërcënon: Përsërisim 7 tetorin
01/11/2023 21:08

Raketat izraelite goditën sërish kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën e rrethuar, duke shkaktuar dhjetëra viktima. Kreu i Çështjeve Humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, denoncoi bombardimin e kampit të refugjatëve në Jabalya duke e përshkruar atë si "mizorinë e fundit që goditi banorët e Gazës". Në Rrip "luftimet kanë hyrë në një fazë edhe më të tmerrshme, me pasoja humanitare gjithnjë e më të frikshme" tha Griffiths duke u ankuar se "bota duket e paaftë, madje nuk dëshiron të veprojë për t'i dhënë fund kësaj lufte". Në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara sic duhet edhe në pamjet e SFP-së banorët kërkojnë për të mbijetuar, ndërkohë që frika për shtimin e viktimave bëhet më e madhe me kalimin e orëve. Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi deklaroi se luftimet e ashpra kanë rritur edhe viktimat. Të vrarë deri të mërkurën ishin 8,796 persona, mes tyre 3,648 fëmijë. Udhëheqësi i grupit militant palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, akuzoi Izraelin se ka kryer "masakra" barbare kundër civilëve të paarmatosur". Zyrtarë të tjerë të Hamas kërcënuan se do të përsërisin 7 tetorin ndaj Izraelit. "Ne duhet t'i japim Izraelit një mësim dhe do ta bëjmë përsëri dhe përsëri, thanë ata për mediat libaneze.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55