Serenatat korçare, një prej aspekteve më të njohura të traditës artistike të qytetit janë sjellë në natën e parë të festivalit Korça Serenights nga artistët e qytetit. Festivali në natën e parë ka sjellë serenatat ashtu si janë kënduar ndër vite teksa artistët kanë interpretuar në oborrin e Muzeut Arkeologjik këngët e vjetra korçare duke rikthyer në vëmendje këtë traditë të hershme të këngëve të kënduara me kitarë.