Nën presionin e Bashkimit Europian, Serbia rivendosi në vjeshtë detyrimin e vizës për udhëtarët nga Burundi dhe Tunizia. Me ndërrimin e viteve sikurse është komunikuar u rivendos detyrimi për vizë edhe për indianët, që duan të udhëtojnë drejt saj. Shumica e personave të nisur pa viza drejt Serbisë, e vazhdonin udhëtimin drejt Austrisë duke aplikuar të pranohen si refugjatë, ndonëse e dinin, që nuk kishin shanse për azil. Rregullat e reja serbe, duket kanë pasur efekt.