I derguari amerikan për Ballkanin, zv/ndihmës sekretari i shtetit Gabriel Escobar ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zyrtari i lartë i SHBA-së e bëri të qartë se është politike e Amerikës që të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë e BE-së. I pyetur nëse duhej pritur fundi i negocjatave me Beogradin pasi ai ndihet i “frustruar” nga ky aplikim, Escobar u përgjigj se amerikanet e shohin me përparësi anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun europian.