Pak pasi i kërkoi qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga veprime përshkallëzuese në veri, ambasada gjermane në Prishtinë i drejtoi edhe Serbisë apelin të bëjë më shumë për uljen e tensioneve, duke treguar qartë se as Beogradi nuk është i përjashtuar nga përgjegjësitë. Mesazhi i saj për të dyja palët ishte njësoj i qartë: Më shumë veprim dhe jo vetëm thirrje për ndalimin e veprimeve nxitëse.