Top Channel/ “Serbia po përgatitet për sulm”, Petkoviç: Gënjeshtër! KFOR nis patrullimin në veri
23/12/2023 21:11

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç iu përgjigj menjëherë deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se Serbia po planifikonte sulme të reja kundër Kosovës. Përmes një konference të jashtëzakonshme, Petkoviç i cilësoi gënjeshtra absurde deklaratat e Kurtit. Sipas tij, kryeministri i Kosovës po synon të krijojë kriza që të largojë vëmendjen nga gjendja e keqe ekonomike në Kosovë. “Nuk ka stërvitje në terrene, kjo është një mënyrë e Kurtit për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapa konkretë, për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviç. Edhe ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar stërvitjet në poligone ushtarake të pjesëtarëve të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, sic pretendohet nga zyrtarët e Kosovës “Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha kjo ministri, duke hedhur poshtë po ashtu se ka plane për sulme në territorin e Kosovës. Pak pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se Rajdojçiç po përgatit sulme të reja kundër Kosovës, misioni i KFOR-it në Kosovë është vënë në lëvizje dhe ka nisur patrullimin në terren. KFOR madje ka publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Leposaviçit, duke theksuar se është e fokusuar plotësisht për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Pamjet: AFP

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01