Top Channel/”Serbia po grumbullon armë sulmi”, Kroacia jep alarmin: Ushtroni presion mbi Beogradin!
26/08/2026 11:10

Janë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet politike mes Kroacisë dhe Serbisë pas deklaratave të zyrtarëve të lartë kroatë për forcimin e shpejtë të kapaciteteve ushtarake të Serbisë. Zagrebi po këmbëngul që partnerët e tij perëndimorë të informohen dhe të ushtrojnë presion politik ndaj Beogradit. Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic, dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushic, kanë shprehur hapur shqetësimin për modernizimin ushtarak të Serbisë dhe kanë kërkuar që kjo çështje t'u përcillet aleatëve të Kroacisë. Duke folur para ambasadorëve, konsujve dhe atasheve ushtarakë kroatë në konferencën vjetore në Zagreb, Jandrokovic tha se Serbia nuk po investon vetëm në kapacitete mbrojtëse. “Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive, sulmuese. Dhe këtë duhet t’ua themi aleatëve tanë perëndimorë”, deklaroi ai. Sipas Jandrokovicit, një pjesë e elitave të reja politike në vendet perëndimore nuk e njohin mjaftueshëm historinë e ish-Jugosllavisë, politikën e Sllobodan Milloshevicit dhe rreziqet që mund të krijohen nga zhvillimet aktuale në Ballkan. Ai kërkoi që diplomacia kroate të jetë më aktive në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për situatën e sigurisë në rajon. Shqetësimet në Zagreb janë shtuar veçanërisht pas modernizimit të shpejtë të ushtrisë serbe gjatë viteve të fundit. Një nga marrëveshjet që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte vendimi i Francës për t'i shitur Serbisë 12 avionë luftarakë Rafale. Deklaratat nga Zagrebi shkaktuan reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçic, i cili sipas mediave kroate, Vuçiq iu përgjigj Jandrokovicit me ironi, duke deklaruar se kishte kaluar koha kur, sipas tij, “njerëzit dëboheshin me ambasadorë mbi tanke”.

Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40