Departamenti amerikan i shtetit reagoi ndaj lajmeve se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë po kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak, dhe propozimin ia ka dorëzuar tashmë presidentit Aleksandar Vucic. “I kemi parë këto raportime dhe jemi duke e vëzhguar situatën nga afër. Jemi gjithmonë ndaj stabilitetit rajonal dhe i inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ishte deklarata e një zëdhënësi të DASH-it për mediat në Kosovë.