Reagimet ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunovic se po të ishte në vend të Sllobodan Milloshevicit do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, vazhdojnë. Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e bëri të qartë se mjafton ky episod për të treguar se ideologjia gjenocidale në Serbi nuk është mposhtur. Zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të jenë në institucionet serbe, u shpreh ajo.