Top Channel/ Serbia nis provokimet: Dronë nga Kosova hynë në territorin tonë, reagom SHBA e BE për targat!
02/11/2022 18:53

Dënimit që iu bë incidenteve në veriun e Kosovës nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, iu bashkua edhe kreu i misionit diplomatik të Britanisë së Madhe atje, Nikolas Abbott. Abboot dënoi ashpër djegien e makinave me targa RKS, duke i cilësuar veprime të tilla akte kriminale dhe një mënyrë e gabuar për të shprehur pakënaqësinë ndaj asaj që e cilësoi “politikë legjitime të qeverisë”. Të mërkurën policia e Kosovës tha se gjatë natës në komunën e Zubin Potokut në veri është djegur makina e një pjesëtari të komunitetit serb i cili kishte bërë zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës. Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të makinave RKS sipas ligjit të Kosovës. “Këto janë vepra kriminale”, shkroi ai në rrjetet sociale, por ndërkohë nenvizoi se SHBA-ja rithekson kërkesën për zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit të këtij vendimi në mënyrë që targat RKS të mund të vendosen përgjatë 12 muajve, edhe pse nënvizoi se Kosova “ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”. SHBA dhe BE-ja i kanë bërë disa herë tashmë thirrje që Prishtina ta shtyjë zbatimin e vendimit për konvertimin e targave, cështje kjo që në të kaluarën ka nxitur tensione të larta me Serbinë. Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçic ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë luftarake në vend pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore”, deklaroi ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçevic. Ministri i mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, reagoi duke i mohuar raporte të tilla. “Cdo diskurs i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendjeje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, ka shkruar ai në Facebook. Disa media në Serbi dolen me pretendimin se dronë pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma” - domethënë, sipas raportimeve, fluturuan mbi Merdare dhe rrethinat e Rashkës, në kufirin me Kosovën dhe në jug të Serbisë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13
Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31