Ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare, megjithatë ekspertët e pohojnë se teknikisht, një gjë e tillë është e mundur. Ata insistojnë se nevojiten garanci për sigurinë e kësaj rrjedhe, si dhe alternativa për të reduktuar varësinë e madhe nga ky damar i rrezikuar.