Top Channel/ Serbia blen 2.7 mld USD avionë nga Franca! Macron: Do kujdesem për serbët në Kosovë
29/08/2024 22:59

Serbia nënshkroi një kontratë për të blerë 12 aeroplanë luftarakë “Rafale” nga Franca të enjten, gjatë një vizite që presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi në Beograd. Marrëveshja parashikon që Serbia do të marrë nëntë aeroplanë me nga një ulëse dhe tre me nga dy, deri në vitin 2029. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se marrëveshja ka vlerë rreth 2.7 miliardë dollarë. Më pas në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është i shqetësuar me aksionet “e njëanshme” të Kosovës. Sipas tij, këto lëvizje nuk janë një sinjal i mirë drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Macron ka thënë gjithashtu se Franca do të “vëzhgojë me kujdes kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”. “Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të vazhdojmë të përkrahim ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të arrihet progres në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai ndër të tjera. Presidenti i Francës ka lavdëruar Serbinë duke thënë se ajo ka vendin në Bashkimin Evropian.

Top Channel/ “Esptein” “pret” koka në Angli, jep dorëheqjen krahu i djathtë i Starmer
08/02 22:10
Top News – Epstein donte të takonte Putinin / CNN: Iu afrua zyrtarëve rusë disa herë, Kremlini mohon
08/02 20:45
Top News- ‘Kanë frikë nga bomba jonë atomike’/Irani nuk e ndal programin bërthamor-SHBA nuk na tremb
08/02 15:03
Top Channel/ Trump i fiksuar me ishullin/ Grenlanda dhe Danimarka, bisedime pozitive me SHBA-në
08/02 14:55
Top Channel/ Portugalia zgjedh presidentin…/‘Votohet në mes të ujit’, socialistët gati për fitore
08/02 14:51
Top News – Netanyahu ‘zbarkon’ në Uashington / Takon Trumpin të mërkurën, diskutime për Iranin
08/02 14:38
Top News – Meloni dënon ‘armiqtë e Italisë’ / Përleshje në Milano, topat e ujit kundër protestuesve
08/02 14:25
‘Top News – Ikën’ drejtori i Washington Post / Largohet nga gazeta pas shkurtimeve masive
08/02 13:35
Top News – Luftojnë policinë me municione amerikane / Kartelet meksikane të armatosur deri në dhëmbë
08/02 13:26
Top News – Votime në acar dhe dëborë / Japonezët sfidojnë motin në zgjedhjet e parakohshme
08/02 12:40
Top News – Sabotim në hekurudhat italiane / Sulme të dyshuara në fillimin e lojërave olimpike
08/02 12:16
Top News – Rusia i ofron 12 trilion dollarë SHBA-së / ‘Paketa Dimitriev’, denoncon Zelenski
08/02 12:13
Top News – Qëlloi gjeneralin e lartë të Putinit / ‘Arrestohet’ në Dubai autori, po merret në pyetje
08/02 12:10
Top News – Mes Evropës dhe Luftës III Botërore / Ishulli i vogël në shënjestrën e Putinit
08/02 12:00
Top News – SHBA, ultimatum Rusisë për Ukrainën / Zelenski: Afati i fundit për paqe është qershori
08/02 11:48
Top Channel/ Meloni: Kush proteston, është armik/ Trazirat në Milano kundër “Lojërave Olimpike”
08/02 11:47
Top News – Me raketat drejtuar nga Irani…Negociatorët e SHBA-së vizitojnë aeroplanmbajtësen
08/02 11:40
Top Channel/ Musk ‘ndihmon’ Ukrainën/ Ngadalëson ushtria ruse, mungesa e Starlink frenon ofensivën
08/02 11:09
Top Channel/ Policia bastis pronat e Mandelson. Lordi anglez po hetohet për skandalin “Epstein”
07/02 23:00
Top Channel/ Negociatorët e Trump vizitojnë “USS Abraham Lincoln”, i tregojnë forcën Iranit
07/02 22:35
DIGITALB DIGITALB