Autobusi i skuadrës serbe ka mbërritur i pari në stadiumin “Arena Kombëtare” për sfidën me Shqipërinë. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, mund të shihet se autobusi është i rrethuar nga forca të shumta policie. Gjithsesi, tifozët shqiptarë e pritën skuadrën serbe me vërshëllima dhe me këngë fyese ndaj tyre.