Top Channel/ Serbi, nis dorëzimi i armëve: Qytetarët, një muaj kohë- Në të kundërt…
08/05/2023 11:43

Nga sot e deri në 8 qershor, qytetarët që zotërojnë armë të paregjistruara, në Serbi mund t`i dorëzojnë ato pa asnjë lloj penaliteti në çdo stacion policor. Ministria e brendshme njoftoi se “personat që do të dorëzojnë armët e paregjistruara gjatë kësaj periudhe, nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e tyre, por thjesht t`i lënë ato në polici çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00”. Presidenti Aleksandër Vuçiv u shpreh se pret që njerëzit të tregojnë përgjegjshmëri të lartë dhe të mos i fshehin armët që kanë. Aksionin për dorëzimin e armëve pa leje, ministria e brendshme serbe e nisi pas dy vrasjeve masive që ndodhën në fshatrat afër Mlladenocit dhe Smederevës , si dhe në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilat së bashku u vranë 17 persona e u plagosën mbi 20 të tjerë. Sipas përllogaritjeve të qendrës kërkimore zvicerane Small Arms Survey, Serbia renditet e treta në botë për sa i përket zotërimit të armëve civile për frymë. Studimi tregon se vendi ka 39.1 armë të lehta për njëqind persona. “Vlerësime të tjera tregojnë se të të paktën po aq armë janë gjithashtu në zotërim të paligjshëm," thotë Predrag Petroviç, drejtor kërkimi në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCBP). Ai citon të dhënat zyrtare te policisë sere të vitit 2021, që tregojnë se Serbia asokohe kishte 920,000 armë – edhe pse që nga ai moment rezulton të jenë kthyer 50,000 deri në 60,000 të tilla.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB