Dorëheqjet masive të serbëve nga institucionet e Kosovës po vazhdojnë që nga e shtuna. E shefi i ekzekutivit, Albin Kurti teksa u bën thirrje të mos largohen, tha se gjatë gjithë vitit ka marrë kërcënime për këtë veprim. Sipas tij, e gjithë kjo situatë është dirigjuar nga Serbia që po refuzon propozimin franko – gjerman.