Serbët kanë vazhduar me largimet nga institucionet e Kosovës, të hënën deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre. Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar dorëheqjet e tyre të parevokueshme qe tash bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është i obliguar të njoftojë Presidenten e Kosovës për vendet e lira në parlament.