Për të tretën ditë radhazi, serbët mbajnë të bllokuar pikën e kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës e së fundi, kanë paralizuar lëvizjen e automjeteve edhe në vendkalimin e Bërnjakut. Intelektualja e njohur serbe, Vesna Peshiç e pohoi këtë fakt teksa deklaroi në rrjetet sociale se serbët nuk kanë pse të krijojnë probleme me targat.