Dy vëllezër nga Petova e Fierit i janë përkushtuar tokës bujqësore duke arritur të kenë rendiment të lartë në prodhimet bujqësore për tregun vendas dhe eksport. Gramoz dhe Bashkim Gjojdeshi kultivojnë perimet prej 25 vjetësh për tregun vendas dhe të huaj. Përfitimet financiare ata i kanë gjetur te toka bujqësore.