Ekspertët antieksploziv të RENEA-s konstatuan se objekti i dyshimtë që u gjet në orët e para të mëngjesit në rrugën “Martin Camaj” në Tiranë, është një GPS lokalizues. Sendi është gjetur në tokë, në pjesën e përparme të një pallati, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur.