Senati amerikan ka hapur rrugën për votimin e kandidaturës së Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Rezoluta procedurale, e cila lejon shqyrtimin në bllok të 74 emërimeve të administratës Trump, u miratua me 50 vota pro dhe 47 kundër.