Top Channel/ Sëmundja vdekjeprurëse nga mushkonjat, Massachussets vendos “shtetrrethimin”!
28/08/2024 15:15

Një sëmundje e rrallë, por vdekjeprurëse e përhapur nga mushkonjat ka zhytur në panik një qytet në Massachusetts, duke e detyruar të mbyllë cdo mbrëmje fushat dhe parqet. Katër qytete të tjera po u bëjnë thirrje njerëzve që të shmangin daljet jashtë gjatë orëve të natës. Sëmundja që ka ngjallur shqetësim mes autoriteteve shëndetesore e popullsisë lokale ështëEncefaliti lindor i kuajve. Zyrtarët vendas të shëndetësisë njoftuan pak ditë më parë infektimin e një burri rreth të 80-ave, rasti i parë njerëzor i sëmundjes i regjistruar në Massachusetts që nga viti 2020. Qyteti i Plymouth, rreth 64 kilometra në juglindje të Bostonit, njoftoi se do të mbyllë cdo ditë nga ora 6 e pasdites deri në pesë të mëngjesit objektet publike të pushimit pasi u zbuluan dhe disa kuaj të infektuar. Banorët janë paralajmëruar të shmangin lëvizjet në orët e konsideruara si piku i pickimit të mushkonjave dhe t`i përfundojnë aktivitetet pa rënë muzgu. Virusi që shkakton encefaliti lindor të kuajve përhapet përmes pickimit të një mushkonje të infektuar. Simptomat e para të EEE janë ethet, ngrirja e qafës, dhimbjet e kokës dhe mungesa e energjisë. Këto simptoma shfaqen tre deri dhjetë ditë pas pickimit nga një mushkonjë e infektuar. Ndërlikimi serioz më i rrezikshëm dhe i shpeshtë është inflamacioni dhe ënjtja e trurit, që quhet encefalit. Sëmundja rëndohet me të shpejtë dhe disa pacientë mund të bien në gjendje kome brenda një jave.

Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35