Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në 100 metër kub për sekondë, sollën sërish prurje të mëdha në lumenjtë e qarkut Fier. Prurjet në kuota të larta në lumin Seman, sollën prezencë uji në sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore të kultivuara me kultura të stinës në disa fshatra, por më problematike situata paraqitet në fshatrat Petovë dhe Mbrostar te bashkise Fier.