Në Selenicë është protestuar për të dytën ditë me radhë kundër shkrirjes së kësaj bashkie me Vlorën. Qindra qytetarë u mblodhën te Monumenti i Drashovicës për të kundërshtuar çdo vendim që parashikon bashkimin apo shkrirjen e bashkisë në kuadër të reformës së re territoriale. Me thirrje si “Selenica nuk mbyllet!” dhe “Larg duart nga Selenica!”, protestuesit kërkuan që Bashkia e Selenicës të vijojë të funksionojë si një njësi më vete, duke argumentuar se mbyllja e saj do të dëmtonte shërbimet për qytetarët dhe zhvillimin e zonës.