Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi “sekuestro preventive” për inceneratorin e Tiranës. SPAK e kërkoi sekuestron pasi po kryen hetime për korrupsion dhe shpërdorim detyre.