Top Channel/ Sekuestrohet hoteli 5 kate. Të njëjtit pronar i bllokohet edhe një objekt tjetër
22/09/2026 19:56

Një tjetër objekt i ndërtuar pa leje është sekuestruar në Ksamil. Bëhet fjalë për “Central Park Premium Hotel”, një godinë 5-katëshe, si edhe një objekt 1-katësh në funksion të aktivitetit hotelier. Për pronarin e tyre, Kujtim Peposhi, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Sekuestrimi i “Central Park Premium Hotel” dhe i objektit 1-katësh është kryer në lagjen nr. 2, në rrugën “Derolli” në Ksamil, në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Sarandës për ndërtime pa leje, të kryera me qëllim përfitimi nga shërbimet hotelierike. Vendimi i Gjykatës së Sarandës është ekzekutuar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Gjatë procedurave për zbatimin e vendimit, autoritetet kanë konstatuar se hoteli ishte ende në funksion dhe brenda tij ishin të akomoduar pushues. Për këtë arsye, janë marrë masa paraprake për administrimin e objektit, ndërsa më 6 tetor do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për ekzekutimin e plotë të vendimit të Gjykatës. Në fokus të hetimit është ndërtimi i dy objekteve pa leje dhe përdorimi i tyre për aktivitet hotelier me qëllim përfitimi. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19