Top Channel/ Sekuestrohen pasuritë e gjyqtarëve, vendimi për Dedjan, Lulon dhe Selimin
28/04/2021 15:17

SPAK sekuestroi disa nga pasuritë e tre prej ish-gjyqtarëve më të lartë në vend. Pas shkarkimit nga detyra, për shkak të Vettingut, ata janë kontrolluar edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Tre ish-gjyqtarët janë Fatos Lulo, ish–gjyqtar inë Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish–Kryetar i Kushtetueses dhe Shkëlzen Selimi ish–gjyqtar në Gjykatën e Lartë, janë hetuar, për kryerjen e veprës te fshehjes dhe deklarimit te rreme te pasurisë. Nga hetimi, rezultuan se ish-gjyqtarët kanë pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, SPAK i kërkoi gjykatës, sekuestrimin e pasurive të tyre. Kjo e fundit pranoi kërkesën për të vendosur në sekuestro një dyqan në Rrugën e Durrësit me sipërfaqe 172 metra katrore të ish-gjyqtarit, Fatos Lulos. Gjithashtu u vendos nën sekuestro një apartament në zonën e plazhit në Golem të ish-kreut të gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja. U pranua edhe kërkesa e SPAK për të sekuestruar disa prona të ish gjyqtarit të gjykatës së lartë Shkëlzen Selimi. Ai është një personazh i njohur për disa nga vendimet më problematike, i njohur edhe si miku i kriminelëve. Shkëlzen Selimi ishte përgjuar duke biseduar me personazhe të krimit të organizuar të cilët e falënderonin për një vendim për lirimin e një të arrestuari. Shkëlzen Selimit iu sekuestrua pjesa e pronësisë të një pike karburanti dhe tokës rreth tij që ndodhet në Shetitore Lungomare të Vlorës. Iu sekuestrua truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimit. Iu sekuestrua pjesa e pasurisë truall dhe ndërtesa në një pikë Karburanti që ndodhet në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11