Mbi 3 milion euro pasuri të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale u sekuestruan nga prokuroria e Fierit këtë të martë. Nën sekuestro u vendosën apartamente, njësi tregtare, makina si dhe llogari bankare që I përkisnin një të dënuari trafikim të lëndëve narkotike në Greqi si dhe familjarëve të tij. Të gjitha pasuritë, një pjesë e të cilave në fier dhe pjesa tjetër në Tiranë e Vlorë, sipas organit të akuzës, dyshohet se janë blerë me të ardhura që e kanë prejardhjen nga fusha e krimit. Hetimi për rastin u krye në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Fier si dhe seksionin e krimit ekonomik dhe financiar.