Top Channel/ Sekretarja e shtypit “braktis” Trumpin: “Vendimi më i mirë për familjen”!
13/08/2026 16:03

Sekretarja e shtypit e presidentit amerikan Donald Trump, Karoline Leavitt do të largohet nga detyra në Shtëpinë e Bardhë në fund të këtij muaji. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump, i cili e cilësoi Leavitt si “një nga bashkëpunëtoret e tij më të besuara”. Presidenti theksoi se vendimi i Leavitt, një nga zërat më të njohur të administratës aktuale, tha se vendimi i saj lidhet me dëshirën për të kaluar më shumë kohë me dy fëmijët e saj të vegjël dhe familjen. Trump u shpreh se e kupton dhe e respekton plotësisht vendimin, duke shtuar se Leavitt do të vazhdojë të jetë një nga këshilltaret e tij kryesore edhe pas largimit nga detyra. Në një deklaratë të publikuar në platformën X, vetë 28 vjeçarja e përshkroi periudhën e saj në këtë post si aventurën “ e një jete, për të cilën ndihet e nderuar”. Ajo falënderoi bashkëpunëtorët në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se mezi pret t’i mbështesë ata edhe gjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme.Leavitt, e cila ishte rikthyer në detyrë në korrik pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë, e pranoi se nuk e kishte pasur të lehtë për ta hedhur këtë hap. Megjithatë, ajo theksoi se ky ishte vendimi më i mirë për familjen e saj. “Që kur u ktheva në Shtëpinë e Bardhë pas lindjes së vajzës sime, kam ndier në zemër se nuk mund të jem nëna më e mirë që meritojnë dy fëmijët e mi të vegjël, ndërkohë që i kushtoj kohën, energjinë dhe vëmendjen e vazhdueshme që kërkon posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë”, shkroi ajo, ndërsa nenvizoi se do të vazhdojë të jetë “një mbështetëse e zëshme” e Partisë Republikane dhe e lëvizjes “Make America Great Again”.

Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33