Përgjigja e dytë e testit pozitiv me Covid19, të sekretarit të shëndetësisë Sajid Javid detyron kryeministrin anglez Boris Jonson të vetë-karantinohet në shtëpi. Një zëdhënës i kryeministrit në Downing Street tha se Boris Jonson nuk do t’i nënshtrohet skemës pilot të gjurmimit të të prekurve me Covid por ka zgjedhur të vetë-izolohet. Në një situatë të tillë thotë BBC, kryeministri Jonson do ta drejtojë qeverinë dhe zhvillojë takimet e planifikuara përmes platformave ‘online’ të komunikimit.