Sot pritet të mbahet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Ema Çokut, Fatmira Kryemadhit dhe Pirro Xhixho. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në këtë seancë Ilir Meta dhe avokati i tij, Kujtim Cakrani që u paraqit në senacë, do të lexojnë prapësimet mbasi SPAK kërkoi dërgimin në gjyq për ish-presidentin Meta.