Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka mbërritur këtë mëngjes në SPAK, ku do mbahet seanca e radhës ndaj tij. Mediu është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Më herët ish-ministri ka thënë se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.