Top Channel/S’do ketë më Haxh gjatë verës në Mekë!Vendimi i Arabisë Saudite për 16 vitet e ardhshme
14/04/2025 23:23

Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor mbahet gjatë sezonit të verës, e kjo për të paktën 16 vitet e ardhshme. Arsyeja përse autoritetet saudite kanë vendosur të ndërmarrin një hap të tillë, janë temperaturat e larta, që me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë po mbërrijnë nivele ekstreme. Lajmin e konfirmoi Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Arabisë Saudite, NCM. Ndryshimi vjen nga kalendari hënor islamik, i cili lëviz rreth 10 ditë më herët çdo vit, e për rrjedhojë, Haxhi gradualisht do të kalojë në pranverë duke filluar nga viti 2026, dhe më pas në dimër. Vitin që shkoi, termometri në Mekë arriti të shënonte deri në 51 gradë Celsius, duke shkaktuar mbi 2700 raste goditjeje nga i nxehti brenda vetëm një dite, me disa vdekje të raportuara. Nga viti 2026 deri në vitin 2033, Haxhi do të jetë gjatë muajve të pranverës, e më pas, nga viti 2034 deri në vitin 2041, do të mbahet në dimër. Dhe pelegrinët nuk do të përballen më me kushtet e verës deri në vitin 2042, kur cikli do të përsëritet. Këtë vit, Haxhit pritet t`i bashkohen rreth 1.8 milionë vetë. Zyrtarët sauditë po përgatiten praktikisht për një pelegrinazh të fundit veror përpara se Haxhi të nisë të organizohet gjatë ditëve më të freskëta.

Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54