Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor e filloi në Kosovë. Scholz në Prishtinë erdhi me mesazh të qartë sa i përket dialogut Kosovë–Serbi. “Është e qartë që marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen anëtarë të BE-së. I lus sot të dyja palët për një zotim për dialog”, tha Olaf Scholz.