Gjermania është për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës: Në deklaratën e qeverisë së tij të përcjellë në Budestagun gjerman përpara samitit të BE-së, kancelari Olaf Scholz foli në favor të uljes së dy palëve në konflikt ne tryezën e bisedimeve dhe gjetjes së një mënyrë për të parandaluar që kjo luftë të vazhdojë pafundësisht. Për këtë, ai e bëri të qartë se do të ishte i gatshëm edhe për komunikim të drejtpërdrejtë me Vladimir Putin.