Në publik bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje diplomatike, por pas kuintave, Arabia Saudite duket se nuk i kundërvihet një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Iranit. Axios citon informacione të siguruara gjatë një takimi privat në Uashington, ku ministri saudit i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman, ka dhënë sinjale se Riadi nuk do t`i kundërvihej një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së ndaj regjimit të ajatollahëve.