Situata mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e tensionuar, dhe kjo për të dërguarin e qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin, është e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë masa shpërshkallëzuese nga pala serbe, por deri diku edhe nga pala kosovare. Ne kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë budallalëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë.