Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e policisë lokale. Incidenti ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës, rreth orës 00:15. Sipas informacioneve paraprake, oficeri i Krimeve, Mihal Velço, ka qenë duke lëvizur me motor kur është përballur me një grup personash.