Top Channel/ Sarandë, 2 vite burg biznesmenit që ndërtoi pa leje. Pallati 7 katësh i kalon shtetit
26/04/2024 19:34

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 2 vite burg biznesmenin 68 vjeçar Pando Papuçi, i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pallatit shtatë katësh në ndërtim e sipër që ndodhet në hyrje të qytetit bregdetar. Hetimet ndaj biznesmenit sarandiot për “ndërtim të paligjshëm” dhe tre ish-zyrtarëve në Sarandë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” nisën që në vitin 2021, por dosja në ngarkim të Papuçiut është ndarë nga tre të tjerët dhe është gjykuar më vete me gjykim të shkurtuar, ndërkohë që për të tjerët, ish zyrtarë, vazhdon ende. Ndërkohë që prokuroria kërkoi 5 vite burg, Gjykata e ka dënuar biznesmenin me 3 vite, për “ndërtim të paligjshëm”, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, 68-vjeçari do të vuajë vetëm 2 vite burg. Përvec kësaj, gjykata ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pallatit 7 katësh dhe dënimin e shoqërisë “2P-SJ” me “mbarimin e personit juridik”. Pando Papuçi ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 në kuadër të operacionit “Heshtja” për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës, por u vetëdorëzua në 9 shkurt 2024 e më pas Gjykata e la atë në masën “detyrim paraqitje”.

Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
DIGITALB DIGITALB