Kane mjaftuar vetëm pak minuta shi me intensitet të lartë që qendra e Sarandës të kthehet në një “det” me ujë. Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në pjesën kryesore të bulevardit, ndërsa mosfunksionimi i pusetave të kullimit ka bërë që uji të mos largohet, por të dalë në sipërfaqe dhe të mbulojë rrugën. Situata është krijuar në një kohë kur Saranda vijon të jetë e mbushur me pushues dhe turistë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.