Top Channel/ Saranda po pret turistët, polakët konfirmojnë rikthimin, skandinavët nuk do vijnë
20/05/2021 12:51

Njësitë e akomodimit bëjnë me dije se prenotimet vijnë në momentin e fundit. Me këtë ritëm, sipas tyre, është e vështirë që të bëhen parashikime. “E shikojmë si një behar të vakët. Është konfirmuar vetëm tregu polak momentalisht. Tregu europian që ne synonim apo ai skandinav ka konfirmuar mosardhjen e tij. Është logjike të nënkuptohet rritja e çmimeve sepse nëse në hotel kishim kapacitete dhe shërbime në grup tani duhet të kemi parasysh distancimin dhe ndarjen e klientëve në dhoma të veçanta duke na rritur automatikisht kostot”, thotë Leonidha Çavo. “Një gjë shumë e mirë është heqja e vizave prej shtetit shqiptar me shumë shtete të mëdha siç është Egjypti sepse shumë njerëz po na kontaktojnë nga Kajro dhe kanë interes për të ardhur në Shqipëri. Mendoj se edhe nga tregu serb që vjet ka qenë i detyruar të kalojë pushime në Sarandë do të ketë një fluks sepse turistët që erdhën vjet nga Serbia kanë qenë shumë të kënaqur”, shprehet Rudina Selimi, operatore turistike. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se situata nuk do të jetë më e njëjtë pas pandemisë dhe Saranda, gjithashtu rajoni jugor, do të duhet të shfrytëzojë brendësinë e tokës përveçse bregdetit, për të arritur rezultate të mira dhe një numër më të lartë vizitorësh. “Problemi më i madh këtu është se Saranda është e fokusuar tek turizmi i bregdetit që do të thotë se sezoni është i shkurtër, periudhë që mbulon vetëm 1/3 e vitit dhe ky nuk është një përqëndrim ideal. Unë di që këtu ka mijëra biznese me ide të mira dhe produkte të mira por ata nuk janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ata janë shumë të izoluar dhe duhet të sjellin së bashku paketa, produkte, oferta që prekin edhe thellësinë e territorit, fermat, agroturizmin, monumentet duke krijuar eksperienca të reja për vizitorët”, shpjegon eksperti zviceran i turizmit, Urs Wagenseil. Kryefjala e këtij sezoni do të jetë zbatimi i masave dhe siguria për jetën, grupet më të vogla dhe destinacionet e reja, ndërsa kërkohet ndihmë edhe prej qeverisë për ta marketuar më mirë rajonin jugor të Shqipërisë.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23